Zjarr në një qendër lojërash për fëmijë në rrugën Fushë Kosovë–Prishtinë

Një zjarr ka shpërthyer pasditen e sotme në një qendër tregtare të destinuar për lojëra për fëmijë, në rrugën Fushë Kosovë–Prishtinë. Zjarri raportohet se ka shpërthyer rreth orës 17:30, ndërsa nga objekti është parë duke dalë një sasi e ma...

tetor 2, 2026 - 22:00
Zjarr në një qendër lojërash për fëmijë në rrugën Fushë Kosovë–Prishtinë

Një zjarr ka shpërthyer pasditen e sotme në një qendër tregtare të destinuar për lojëra për fëmijë, në rrugën Fushë Kosovë–Prishtinë.

Zjarri raportohet se ka shpërthyer rreth orës 17:30, ndërsa nga objekti është parë duke dalë një sasi e madhe tymi.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur ekipet e zjarrfikësve, të cilat po merren me shuarjen e zjarrit.

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.

Ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar në shpërthimin e zjarrit.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.