Zjarri në Strumicë mbërrin në Sofilar, urdhërohet evakuimi i banorëve (VIDEO)
Flakët që nisën sot në mesditë mes fshatrave Banicë dhe Vodoçë, në rajonin e Strumicës, si dhe pranë lokalitetit Sofilar, janë vënë pjesërisht nën kontroll. Në terren po kryhen prerje të mekanizuara për të frenuar përhapjen e mëtejshme, ndë...
Flakët që nisën sot në mesditë mes fshatrave Banicë dhe Vodoçë, në rajonin e Strumicës, si dhe pranë lokalitetit Sofilar, janë vënë pjesërisht nën kontroll. Në terren po kryhen prerje të mekanizuara për të frenuar përhapjen e mëtejshme, ndërsa, sipas të dhënave të fundit nga NJTKZ Strumicë, zjarri ka arritur në vendbanimin Sofilar. Për këtë arsye, komandanti i zjarrfikësve të Strumicës, Aleksandar Gudev, ka urdhëruar evakuimin e qytetarëve.
Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angellov, bëri të ditur se deri tani nuk raportohet për persona të lënduar apo objekte të përfshira nga zjarri. Sipas tij, është prekur një objekt ndihmës, por ai nuk është djegur.
Angellovi deklaroi se zjarri u përhap me shpejtësi nëpër barin e lartë të fushës. NJTKZ mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe nisi operacionin e shuarjes, ndërsa për shkak të përmasave dhe rrezikshmërisë së situatës u kërkua mbështetje nga njësitë zjarrfikëse të Vallandovës, Gjevgjelisë, Radovishit dhe njësive të tjera.
Ai shtoi se aktualisht situata është nën kontroll vetëm pjesërisht.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.