Zulhajrat Demiri nga Gjurgjevishti: Fshati do të rikthehet në agjendën e Komunës së Vrapçishtit
Sonte, para banorëve të fshatit Gjurgjevisht, Zulhajrat Demiri, kandidat për kryetar të Komunës së Vrapçishtit, shpalosi platformën e tij politike, duke u zotuar se ky fshat do të jetë pjesë e pandashme e agjendës së tij dhe e komunës në të ardhmen. Demiri theksoi se harresa dhe lënia pas dore e Gjurgjevishtit do të mbeten […]
Sonte, para banorëve të fshatit Gjurgjevisht, Zulhajrat Demiri, kandidat për kryetar të Komunës së Vrapçishtit, shpalosi platformën e tij politike, duke u zotuar se ky fshat do të jetë pjesë e pandashme e agjendës së tij dhe e komunës në të ardhmen.
Demiri theksoi se harresa dhe lënia pas dore e Gjurgjevishtit do të mbeten në të kaluarën, duke vlerësuar se kjo periudhë ka qenë e zymtë për banorët e fshatit. Sipas tij, Gjurgjevishti meriton shumë më tepër sesa ajo që është bërë deri tani, pasi investimet kanë munguar pothuajse tërësisht.
“Këtë fshat do ta ringjallim dhe do ta rivitalizojmë ashtu siç e meriton kjo pjesë e malësisë sonë,” u shpreh Demiri, duke premtuar zhvillim, përkushtim institucional dhe projekte konkrete për përmirësimin e jetës së banorëve.