Zyrtarë të VLEN vizituan Tregun në “Bit Pazar” në Shkup
Sot, së bashku me deputetët Merita Koxhaxhiku dhe Feride Haxhiu, si dhe me drejtorë e aktivistë të koalicionit VLEN, Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi vizitoi Tregun në “Bit The post Zyrtarë të VLEN vizituan Tregun në “Bit Pazar” në Shkup appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Sot, së bashku me deputetët Merita Koxhaxhiku dhe Feride Haxhiu, si dhe me drejtorë e aktivistë të koalicionit VLEN, Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi vizitoi Tregun në “Bit Pazar”.
Gjatë kësaj vizite, patëm mundësinë të takojmë nga afër tregtarët dhe qytetarët, për të dëgjuar shqetësimet e tyre dhe për të parë situatën aktuale të çmimeve në treg.
Me këtë rast, prezantuam masat që qeveria jonë ka ndërmarrë për të lehtësuar barrën ekonomike të qytetarëve dhe për të mbështetur bizneset vendase. Nga rritja e pagës minimale, e deri te fondi prej 250 milionë eurosh i miratuar për investime dhe zhvillim ekonomik, qeveria jonë po dëshmon përkushtimin e saj për një ekonomi më të fortë dhe një mirëqenie më të lartë për të gjithë.
Gjithashtu, gjatë takimeve tona në terren, paraqitëm programet dhe politikat që koalicioni VLEN po zbaton për të ndihmuar sektorin e biznesit dhe qytetarët. Dora e shtetit është e pranishme në çdo sferë dhe ne jemi të vendosur të jemi pranë qytetarëve në çdo vendbanim.
Koalicioni VLEN mbetet i përkushtuar ndaj zhvillimit ekonomik dhe mirëqenies së të gjithë qytetarëve pa dallim. Së bashku, ndërtojmë një ekonomi më të fuqishme dhe një të ardhme më të sigurt për vendin tonë!
The post Zyrtarë të VLEN vizituan Tregun në “Bit Pazar” në Shkup appeared first on Flaka, në çdo lajm... .