Lëshohet në përdorim rruga e Butiqeve në Tetovë
Është lëshuar në përdorim rruga e Butiqeve në Tetovë. Projekti është realizuar përmes fondeve evropiane, në bashkëpunim edhe me komunën e Prizrenit, si pjesë e projektit për bashkëpunim ndërkufitar mes dy komunave. Në këtë rrugë ndalohet lëvizja e makinave. Ky vendim pritet brenda javës së ardhshme të bëhet edhe i plotfuqishëm nga këshilli komunal. Ndërkohë […]
Është lëshuar në përdorim rruga e Butiqeve në Tetovë. Projekti është realizuar përmes fondeve evropiane, në bashkëpunim edhe me komunën e Prizrenit, si pjesë e projektit për bashkëpunim ndërkufitar mes dy komunave. Në këtë rrugë ndalohet lëvizja e makinave. Ky vendim pritet brenda javës së ardhshme të bëhet edhe i plotfuqishëm nga këshilli komunal. Ndërkohë po punohet edhe për kthimin e fasadave në pamjen e dikurshme që kishte kjo rrugë.
“Javën që vjen do të jetë mbledhja e radhës e këshillit ku do të ketë vendim për regjimin e komunikacionit. Ka disa propozime për orën sa do jetë 7-8 apo 9, deri në orët e mbrëmjes pra do jetë e ndaluar për lëvizje të makinave, dhe pas orëve të mbrëmjes banorët që janë këtu do mund të lëvizin. Gjatë ditës do kenë qasje vetëm makinat e ndihmës së shpejtë, zjarrfikësve dhe policisë që kanë përgjegjësi të caktuara”, deklaroi Bilall Kasami. Kryetar i komunës së Tetovës. /Alsat.mk