15-vjetori i themelimit të shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, Kurti: Jo rrallëherë, varfëria godet deri në mjerim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë në shënimit të 15-vjetorit të themelimit të Shoqatës Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, që u mbajt Suharekës. Në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit, thuhet se Kurti u mirëprit nga kryetari i kësaj shoqate, Halil Kastrati. Kurti është shprehur se jo rrallëherë varfëria, ndonëse nuk është një fatkeqësi natyrore

dhjetor 18, 2024 - 01:00
 0  5
15-vjetori i themelimit të shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, Kurti: Jo rrallëherë, varfëria godet deri në mjerim
15-vjetori-i-themelimit-te-shoqates-“jetimat-e-ballkanit”,-kurti:-jo-rrallehere,-varferia-godet-deri-ne-mjerim

15-vjetori-i-themelimit-te-shoqates-“jetimat-e-ballkanit”,-kurti:-jo-rrallehere,-varferia-godet-deri-ne-mjerim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë në shënimit të 15-vjetorit të themelimit të Shoqatës Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, që u mbajt Suharekës.

Në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit, thuhet se Kurti u mirëprit nga kryetari i kësaj shoqate, Halil Kastrati.

Kurti është shprehur se jo rrallëherë varfëria, ndonëse nuk është një fatkeqësi natyrore, sipas tij, padrejtësisht godet deri në mjerim fëmijë dhe familje të ndryshme.

“Varfëria dhe vështirësitë ekonomike janë sfida shumë të mëdha në shumë komunitete, ndërkaq shteti ka përgjegjësinë kryesore për të siguruar mirëqenien e qytetarëve. Megjithëkëtë organizata të tilla, si “Jetimat e Ballkanit”, luajnë një rol shumë të rëndësishëm në plotësimin e nevojave të atyre që janë më të prekur”.

“Jo rrallëherë varfëria, ndonëse nuk është një fatkeqësi natyrore, padrejtësisht godet deri në mjerim fëmijë dhe familje të ndryshme, ku shpëtimi i tyre varet nga zemërgjerësia dhe vullneti i njerëzve që ndihmojnë”, është shprehur Kurti.