Lulzim Peci thotë se Kurti po tenton t’i nënshtrojë prokurorët duke i ftuar ta intervistojnë në zyrën e tij
Analisti Lulzim Peci duke folur në lidhje me ftesën e Prokurorisë Speciale ndaj kryeministrit Albin Kurti në cilësinë e dëshmitarit, ai ka thënë se ftesa e kryeministrisë për intervistimin e Kurtit në ndërtesën e Qeverisë është një absurditet i madh. “Çfarë më ka bërë përshtypje këtu është ftesa nga kryeministria që kryeministri të intervistohet në
Analisti Lulzim Peci duke folur në lidhje me ftesën e Prokurorisë Speciale ndaj kryeministrit Albin Kurti në cilësinë e dëshmitarit, ai ka thënë se ftesa e kryeministrisë për intervistimin e Kurtit në ndërtesën e Qeverisë është një absurditet i madh.
“Çfarë më ka bërë përshtypje këtu është ftesa nga kryeministria që kryeministri të intervistohet në ndërtesën e Qeverisë, mendoj se kjo është një absurditet i madh sepse është një lloj sinjali i cili ka të bëjë të nënshtrimit të institucioneve të Prokurorisë Speciale nga një institucion publik qfarë është kryeministria”, tha Peci në emisionin “Click” në RTV21
Tutje ai thotë se Qeveria dhe Prokuroria Speciale janë dy pushtete të ndara.
“Këto dy pushtetesh janë komplet të ndara dhe secili e ka punën e vetë në mënyrë të pavarur dhe në këtë rast për mendimin tim është bërë gabim nga ana e kryeministrisë kur është kërkuar që kryeministri të intervistohet në zyret e kryeministrisë sepse ku vendi ku intervistohen krejt dëshmitarët dhe të dyshuarit është prokuroria aty e ka vendin”, tha Peci.