25-vjeçari që vdiq në vendin e punës në Prizren është nga fshati Vragoli i Fushë Kosovës

Një 25-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht sot në një objekt ndërtimi në Prizren ku ishte duke punuar. I ndjeri është nga fshati Vragoli i Fushë Kosovës por që ka qenë duke punuar në Prizren. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi. “Ju informojmë se me datë 24.11.2024, në ora […]

Nëntor 24, 2024 - 18:00
 0  5
25-vjeçari që vdiq në vendin e punës në Prizren është nga fshati Vragoli i Fushë Kosovës

Një 25-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht sot në një objekt ndërtimi në Prizren ku ishte duke punuar.

I ndjeri është nga fshati Vragoli i Fushë Kosovës por që ka qenë duke punuar në Prizren.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Ju informojmë se me datë 24.11.2024, në ora 15:40, në rrugën “Ekrem Rrexha” në Prizren , në një ndërtesë e cili është duke u renovuar, brenda në katin e fundit të saj, derisa një puntor ishte duke punuar nga lartësia bie një profilë metali, i njëjti e godet në kokë puntorin A. G. 25 Vjeçar nga fshati Vragoli, Fushë Kosovë dhe për pasoj i njëjti vdesë, vdekja e tij është konfirmuar nga ekipi Urgjences”, ka thënë Bytyqi.

Ai ka thënë se në vend ngjarje kanë dal hetuesit kujdestar të stacionit dhe Sektori Rajonal i Hetimeve, edhe inspektori i punës është informuar.