Çitaku për mungesën e presidentit Thaçi në var*rimin e babait: Një padrejtësi e rëndë, e ftohtë dhe çnjerëzore

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar pasi Specialja nuk i lejoi ish-presidentit Thaçi që të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të babait të tij. Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Çitaku shkroi se kjo është një padrejtësi e rëndë, e ftohtë dhe çnjerëzore. Tutje, ajo shkroi se

Mars 18, 2025 - 05:00
 0  5
Çitaku për mungesën e presidentit Thaçi në var*rimin e babait: Një padrejtësi e rëndë, e ftohtë dhe çnjerëzore
citaku-per-mungesen-e-presidentit-thaci-ne-var*rimin-e-babait:-nje-padrejtesi-e-rende,-e-ftohte-dhe-cnjerezore

citaku-per-mungesen-e-presidentit-thaci-ne-var*rimin-e-babait:-nje-padrejtesi-e-rende,-e-ftohte-dhe-cnjerezore

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar pasi Specialja nuk i lejoi ish-presidentit Thaçi që të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të babait të tij.

Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Çitaku shkroi se kjo është një padrejtësi e rëndë, e ftohtë dhe çnjerëzore.

Tutje, ajo shkroi se këtë padrejtësi do ta gjykojë historia.

“Baca Haxhi nesër do të përcillet në rrugëtimin e tij të fundit, i rrethuar nga dashuria dhe nderimi i të gjithëve ne që e njohëm dhe e çmuam jetën dhe veprën e tij. Do të jemi aty për ta përcjellë me respekt e dhimbje, por edhe me krenari për gjithçka që ai dha për këtë tokë”.

“Por dhimbja bëhet edhe më e rëndë, sepse biri i tij nuk do të jetë pranë për ta dhënë lamtumirën e fundit. Një padrejtësi e rëndë, e ftohtë dhe çnjerëzore ia mohon këtë të drejtë themelore. Kjo nuk është drejtësi. Gjykatë e specializuar në padrejtësi”, shkroi Çitaku.