48 vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë

Një 48 vjeçar është gjetur pa shenja jete në orët e para të ditës në rrugën “Ali Zeneli” në Mitrovicën e Jugut. Rreth ngjarjes së rëndë u deklarua zëdhënësi rajonal i Policisë Avni Zaiti. Zaiti tha se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion, derisa rasti po hetohet si “Hetim mbi vdekjen”. “Sot

Prill 12, 2026 - 12:00
48 vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
48-vjecari-gjendet-pa-shenja-jete-ne-mitrovice

48-vjecari-gjendet-pa-shenja-jete-ne-mitrovice

Një 48 vjeçar është gjetur pa shenja jete në orët e para të ditës në rrugën “Ali Zeneli” në Mitrovicën e Jugut.

Rreth ngjarjes së rëndë u deklarua zëdhënësi rajonal i Policisë Avni Zaiti.

Zaiti tha se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion, derisa rasti po hetohet si “Hetim mbi vdekjen”.

“Sot, rreth orës 05:30, Policia ne Mitrovicë ka pranuar informatën se në rrugen ,,Ali Zeneli” është gjetur pa shenja jete viktima i gjinisë mashkullore, rreth 48 vjeçar. Njësitet përkatëse policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore. Me urdhër të prokurorit kompetent, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen” dhe hetimet janë duke vazhduar”, deklaroi Zaiti.