5 vjet nga arrestimi i ish-krerëve të UÇK-së, Krasniqi: Procesi po zvarritet, padrejtësia po rritet

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi është deklaruar në përvjetorin e pestë të arrestimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Gjykata Speciale. Ai në një postim në Facebook shkruan se edhe pas pesë vjetësh procesi atje po vazhdon të zvarritet. “Pesë vjet më parë, u ndaluan padrejtësisht katër nga udhëheqësit kryesorë

Nëntor 5, 2025 - 12:30
 0
5 vjet nga arrestimi i ish-krerëve të UÇK-së, Krasniqi: Procesi po zvarritet, padrejtësia po rritet
5 vjet nga arrestimi i ish-krerëve të UÇK-së, Krasniqi: Procesi po zvarritet, padrejtësia po rritet

5 vjet nga arrestimi i ish-krerëve të UÇK-së, Krasniqi: Procesi po zvarritet, padrejtësia po rritet

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi është deklaruar në përvjetorin e pestë të arrestimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Gjykata Speciale. Ai në një postim në Facebook shkruan se edhe pas pesë vjetësh procesi atje po vazhdon të zvarritet.

“Pesë vjet më parë, u ndaluan padrejtësisht katër nga udhëheqësit kryesorë të luftës çlirimtare: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Pesë vjet më vonë, procesi po vazhdon të zvarritet, padrejtësia të rritet ndërsa e vërteta që ne e njohim dhe e dijmë, ende s’e ka marrë verdiktin që e meriton”.

“Ata shkuan në Hagë me kokën lart, pa u fshehur, pa u ankuar, pa kërkuar privilegje. Shkuan si burrështetas, si ushtarë të lirisë, me besim në drejtësi, me dinjitetin që ua dha historia dhe me dashurinë që ia dhanë Kosovës”.

“Dhe kjo histori e vendit tonë nuk mund të rishkruhet në asnjë gjykatë. Ajo është shkruar me gjak, me sakrificë dhe me qëndresën e një populli që nuk u përkul kurrë”.

“Për 1,826 ditë, ata dhe familjet e tyre kanë përballuar vuajtjen me qetësi, me durim e me besim. Për hir të së vërtetës dhe të drejtësisë”.

“Sot, pesë vjet më vonë, me mirënjohje, mall e krenari, Kosova kërkon asgjë më pak se atë që u takon bijve të saj: Drejtësi, të vërtetën dhe liri për çlirimtarët!”, shkruan Krasniqi./Klankosova