Faton Peci premton ndryshim për lagjen “Tuneli i Parë” në Mitrovicë
Kandidati për kryetar të Mitrovicës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci, ka reaguar lidhur me gjendjen në lagjen “Tuneli i Parë”, duke e cilësuar atë si shembull të neglizhencës së qeverisjes aktuale. “4 vite pritje, 0 investime! Lagjja Tuneli i parë është lënë pas dore nga qeverisja që po ikën, ndërsa banorët kanë mbetur


Kandidati për kryetar të Mitrovicës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci, ka reaguar lidhur me gjendjen në lagjen “Tuneli i Parë”, duke e cilësuar atë si shembull të neglizhencës së qeverisjes aktuale.
“4 vite pritje, 0 investime! Lagjja Tuneli i parë është lënë pas dore nga qeverisja që po ikën, ndërsa banorët kanë mbetur me problemet e përditshme të pazgjidhura”, ka thënë Peci.
Ai ka paraqitur planin e tij për ndryshime konkrete në këtë lagje, duke premtuar: Renovimin e banesave të vjetra,
Largimin dhe menaxhimin e mbeturinave,
Rregullimin e rrjetit të ujërave të zeza,
Kujdes të vazhdueshëm për hapësirat e gjelbra,
Transportin përmes ndërmarrjes së Trafikut Urban,
Rregullimin e stacioneve të pritjes.
“Mitrovica do të ndryshojë dhe këtë bashkë do ta bëjmë realitet”, ka shtuar kandidati i LVV-së.
