50 MILIONË € në rrezik – Milani fut në fushë dy lojtarë që janë me valixhe gati
AC Milan rrezikon të humbasë dy lojtarë këtë fundjavë, me Samuel Chukwueze dhe Yunus Musah që janë gjithnjë e më pranë largimit nga klubi. Sipas të përditshmes italiane La Gazzetta dello Sport, të dy futbollistët mund të jenë të pranishëm në ndeshjen kundër Lecces, pavarësisht zhvillimeve të fundit në merkato. Musah dhe Chukwueze nuk shihen […]


AC Milan rrezikon të humbasë dy lojtarë këtë fundjavë, me Samuel Chukwueze dhe Yunus Musah që janë gjithnjë e më pranë largimit nga klubi. Sipas të përditshmes italiane La Gazzetta dello Sport, të dy futbollistët mund të jenë të pranishëm në ndeshjen kundër Lecces, pavarësisht zhvillimeve të fundit në merkato.
Musah dhe Chukwueze nuk shihen më si pjesë e planeve afatgjata të klubit, dhe drejtuesit e Milanit janë duke punuar për të finalizuar largimet e tyre. Për nigerianin Chukwueze, Fulham është shfaqur si destinacioni më i mundshëm, me një ofertë që besohet të jetë rreth 25 milionë euro. Po aq pritet të përfitohet edhe nga shitja e mesfushorit amerikan Yunus Musah, për të cilin interesim serioz ka treguar Atalanta, përcjell ORAinfo.
Megjithatë, Diavolët mund të marrin një rrezik duke i aktivizuar të dy lojtarët të premten, në ndeshjen e javës së dytë të Serie A. Nëse gjithçka shkon sipas planit, largimet e tyre do të finalizohen menjëherë pas ndeshjes, por çdo incident në fushë mund të komplikojë situatën.
Mungesa e alternativave, sidomos pas dështimit me transferimin e Emerson Royal për shkak të një dëmtimi të rëndë, ka shtyrë Milanin të mos rrezikojë menjëherë me largimet. Situata është bërë më e ndërlikuar edhe pas dëmtimit të mesfushorit shqiptar Ardon Jashari, që ishte një objektiv potencial për repartin e mesfushës.
Me merkato që po i afrohet fundit, ditët në vijim pritet të jenë vendimtare për të ardhmen e dy lojtarëve dhe për përforcimet që Milani do të kërkojë të realizojë në janar. /ORAinfo/
