‘Debati online’,deputeti britanik i përgjigjet Ramës:1 në 48 shqiptarë është në burg

Deputeti britanik Nigel Farage ka vijuar ‘debatin online’ me kryeministrin Edi Rama, lidhur me emigrantët shqiptarë n Britaninë e Madhe. Përmes një postim në rrjetet sociale, ai shkruan se në Mbretërinë e Bashkuar jetojnë 53,000 qytetarë shqiptarë, nga të cilët 1,099 ndodhen në burgje. Madje ligjvënësi britanik, thotë se do angazhohet për ti dëbuar ata […]

qershor 29, 2025 - 20:30
 0  5
‘Debati online’,deputeti britanik i përgjigjet Ramës:1 në 48 shqiptarë është në burg

Deputeti britanik Nigel Farage ka vijuar ‘debatin online’ me kryeministrin Edi Rama, lidhur me emigrantët shqiptarë n Britaninë e Madhe.

Përmes një postim në rrjetet sociale, ai shkruan se në Mbretërinë e Bashkuar jetojnë 53,000 qytetarë shqiptarë, nga të cilët 1,099 ndodhen në burgje.

Madje ligjvënësi britanik, thotë se do angazhohet për ti dëbuar ata drejt Shqipërisë.

“I nderuar Edi Rama. Në Mbretërinë e Bashkuar ka 53,000 shqiptarë dhe 1,099 prej tyre janë në burgjet tona. Në fakt, kjo është 1 në 48. Do t’i kërkoj Sekretarit të Brendshëm të organizojë që të gjithë këta të burgosur t’ju kthehen. Faleminderit për bashkëpunimin tuaj”, thuhet në reagimin e ditës së sotme të Nigel Farage, një përgjigje kjo ndaj kryeministrit Rama.

Kujtojmë se Rama kundërshtoi më herët deklaratat e mëparshme të deputetit britanik Nigel Farage, i cili ishte shprehur se shqiptarët në Britaninë e Madhe janë aktorë kryesorë në kriminalitet, duke pretenduar se 1 në 50 shqiptarë në territorin britanik ndodhet në burg.

Rama e sfidoi deputetin britanik për një përballje me shifra reale. Ai u zotua se, nëse rezulton e vërtetë që “1 në 50 shqiptarë” në Britaninë e Madhe është i burgosur, atëherë do të marrë të gjithë ata në Shqipëri. Kryeministri e sfidoi Farage-n duke thënë se, nëse deklaratat e tij nuk rezultojnë të vërteta, ai do ta mirëpriste në Shqipëri.