Kim Jongu dënon gratë që kanë bërë gjoksin: Është josocialist!

Kim Jong-un ka kërcënuar gratë koreano-veriore që kryejnë ndërhyrje për zmadhimin e gjoksit. Diktatori urdhëroi vartësit e tij të kontrollojnë gratë me “gjokse të mëdha”, duke deklaruar se implantet e gjirit janë “jo-socialiste” dhe “borgjeze”. Ai dha këtë urdhër gjatë një gjyqi ndaj dy grave rreth të 20-ave, të akuzuara për zmadhim të gjoksit nga […]

tetor 2, 2025 - 14:30
 0
Kim Jongu dënon gratë që kanë bërë gjoksin: Është josocialist!

Kim Jong-un ka kërcënuar gratë koreano-veriore që kryejnë ndërhyrje për zmadhimin e gjoksit.

Diktatori urdhëroi vartësit e tij të kontrollojnë gratë me “gjokse të mëdha”, duke deklaruar se implantet e gjirit janë “jo-socialiste” dhe “borgjeze”.

Ai dha këtë urdhër gjatë një gjyqi ndaj dy grave rreth të 20-ave, të akuzuara për zmadhim të gjoksit nga një kirurg klandestin. Anëtarët e Partisë Komuniste në Sariwon, ku u zhvillua gjyqi, u urdhëruan të kryejnë ekzaminime fizike të grave të dyshuara për zmadhim gjoksi.

Frika, sipas regjimit, është se gratë janë “njollosur nga zakonet borgjeze” dhe po “përfshihen në sjellje të kalbura kapitaliste”.

Gratë do të dërgohen me forcë në spitale për inspektim dhe janë kërcënuar me ndëshkime të rënda, ato që do të kapen me implante, sipas medias koreano-jugore Daily NK.

Zmadhimi i gjoksit është i paligjshëm në Korenë e Veriut, por interesimi për procedura të fshehta është në rritje.

Dy gra u ekspozuan publikisht me gjyq javën e kaluar, së bashku me mjekun e akuzuar se kreu ndërhyrjet. Ai raportohet se kishte braktisur shkollën e mjekësisë dhe u fut në botën e implanteve ilegale, por u kap duke ofruar kirurgji plastike gjatë një operacioni të fshehtë në shtëpinë e tij.

Implantet silikoni të importuara nga Kina, instrumente kirurgjikale dhe shuma të mëdha parash u paraqitën si prova në gjyq.

Gratë po poshtërohen publikisht në këtë proces gjyqësor të mediatizuar, me gjasë për të trembur të tjera gra koreano-veriore që të mos kërkojnë procedura të ngjashme, raporton jeta osht qef.

Prokurorët deklaruan: “Gratë që jetojnë në një sistem socialist janë njollosur nga zakonet borgjeze dhe po përfshihen në sjellje të kalbura kapitaliste.”

Dy gratë thanë se e bënë ndërhyrjen për të përmirësuar trupin, por gjykatësi e hodhi poshtë këtë justifikim.

Gjatë gjyqit rezultoi gjithashtu se departamenti i sigurisë publike kishte filluar tashmë të kryente kontrolle publike mbi gratë e dyshuara me implante gjoksi.

Një plan u hartua që krerët e lagjeve të identifikojnë gratë me ndryshime të dukshme fizike dhe më pas t’i çojnë në spitale për ekzaminime.

Zmadhimi i gjoksit raportohet se është rritur ndjeshëm në popullaritet këtë verë në Korenë e Veriut.

Një task-forcë është ngritur me qëllim “shfarosjen e akteve anti-socialiste” dhe ka për mision kapjen e shkelësve.