“6.3 milionë euro”, Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj dy personave për fajde dhe pastrim parash
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj dy të pandehurve, B.M dhe Q.M, të cilët akuzohen për disa vepra penale, përfshirë fajde, shpëlarje parash, falsifikim dokumentesh, mashtrim dhe kanosje. Sipas aktakuzës, gjatë vitit 2020 të pandehurit në mënyrë të kundërligjshme i kanë dhënë para me fajde një personi, duke e detyruar atë


Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj dy të pandehurve, B.M dhe Q.M, të cilët akuzohen për disa vepra penale, përfshirë fajde, shpëlarje parash, falsifikim dokumentesh, mashtrim dhe kanosje.
Sipas aktakuzës, gjatë vitit 2020 të pandehurit në mënyrë të kundërligjshme i kanë dhënë para me fajde një personi, duke e detyruar atë të pranojë kushte joproporcionale.
Për shkak se i dëmtuari nuk ka mundur t’i kthejë mjetet financiare, ekziston dyshimi se ata ia kanë tjetërsuar pronën në Prishtinë.
Gjithashtu, Prokuroria ka ngritur dyshime të bazuara se B.M dhe Q.M kanë kryer pastrim parash, duke e ditur se pasuria rridhte nga aktiviteti kriminal.
Sipas dosjes hetimore, ata kanë konvertuar në mënyrë të kundërligjshme shumën prej 6.3 milionë euro, me qëllim përfitimi dhe fshehjes së origjinës së saj.
Prokuroria Speciale ka propozuar që Gjykata të shpallë të pavlefshme të gjitha veprimet juridike të kundërligjshme të të pandehurve.
