92 produkte kozmetike të padeklaruara kapen në Aeroportin e Prishtinës
Njësitë doganore në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës kanë ndaluar një udhëtar, në bagazhin e të cilit u gjetën 92 copë produkte kozmetike të padeklaruara. Sipas njoftimit të Doganës, kjo sasi tejkalon kufirin e lejuar për përdorim personal dhe kërkon deklarim të detyrueshëm, si dhe pagesë të taksave doganore. “Mallrat janë ndaluar përkohësisht, ndërsa ndaj personit


Njësitë doganore në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës kanë ndaluar një udhëtar, në bagazhin e të cilit u gjetën 92 copë produkte kozmetike të padeklaruara.
Sipas njoftimit të Doganës, kjo sasi tejkalon kufirin e lejuar për përdorim personal dhe kërkon deklarim të detyrueshëm, si dhe pagesë të taksave doganore.
“Mallrat janë ndaluar përkohësisht, ndërsa ndaj personit përgjegjës janë duke u ndjekur procedurat ligjore.
Dogana u bën thirrje të gjithë udhëtarëve që të respektojnë detyrimet ligjore lidhur me deklarimin e mallrave, për të shmangur ndalime, konfiskime apo ndëshkime të mëtejshme, si dhe për të kontribuar në mbrojtjen e tregut të brendshëm”, thuhet tutje në njoftimin e Doganës.
