“Dajt na mirëpritën me zemër të hapur”, Imri Ahmeti merr mbështetje të madhe në Krojmir

Kandidati i LDK-së për kryetar të Lipjanit, Imri Ahmeti, ka vazhduar fushatën zgjedhore në fshatin Krojmir, të cilin e quajti “fshat të trimave, dëshmorëve dhe martirëve”. Ahmeti u shpreh se në këtë vend, ku historia dhe sakrifica gërshetohen me krenari e dinjitet, po ndërtohet Kulla e Veteranëve të UÇK-së si një monument i lavdisë kombëtare. […]

shtator 17, 2025 - 22:00
 0
“Dajt na mirëpritën me zemër të hapur”, Imri Ahmeti merr mbështetje të madhe në Krojmir

Kandidati i LDK-së për kryetar të Lipjanit, Imri Ahmeti, ka vazhduar fushatën zgjedhore në fshatin Krojmir, të cilin e quajti “fshat të trimave, dëshmorëve dhe martirëve”.

Ahmeti u shpreh se në këtë vend, ku historia dhe sakrifica gërshetohen me krenari e dinjitet, po ndërtohet Kulla e Veteranëve të UÇK-së si një monument i lavdisë kombëtare.

“Në Krojmir po ndërtohet Kulla e Veteranëve të UÇK-së, si një monument i lavdisë sonë kombëtare, ndërkohë që janë realizuar edhe projekte të rëndësishme infrastrukturore që e bëjnë më të lehtë jetën e banorëve”, ka thënë Ahmeti.

Ai përmendi gjithashtu realizimin e disa projekteve të rëndësishme infrastrukturore që, sipas tij, kanë përmirësuar ndjeshëm jetën e banorëve.

Banorët e Krojmirit e pritën Ahmetin me “zemër të hapur” dhe i shprehën mbështetje të fuqishme për vizionin e tij për Lipjanin.

“Nga Krojmiri, me përkrahje masive dhe energji të re, drejt fitores së madhe! Përtej fjalëve, me punë për Lipjanin!” – ka thënë Ahmeti. /ORAinfo/

Postimi i plotë: