A do të jetë ligji për mbrojtësit në rend dite në Kuvend?
Kryetari i Së Majtës dhe deputeti Dimitar Apasiev sot deklaroi se marrëveshje koalicioni mes VLEN-it dhe VMRO-DPMNE-së është që ligji për mbrojtësit asnjëherë të mos arrijë në rend dite. “Dje The post A do të jetë ligji për mbrojtësit në rend dite në Kuvend? appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Kryetari i Së Majtës dhe deputeti Dimitar Apasiev sot deklaroi se marrëveshje koalicioni mes VLEN-it dhe VMRO-DPMNE-së është që ligji për mbrojtësit asnjëherë të mos arrijë në rend dite.
“Dje ishte mundësia nëse Komisioni kështu si për ne mbikëqyrësja thirri mbledhje urgjente, Mile Lefkov e miratoi atë ose shumica në pushtet atë e miratoi si pikë të rendit të ditës, atëherë do të duhej të interpretohet kush është në të[ vërtetë kompetent tani në mungesë të Ilire Dautit ta thërrasë atë mbledhje. Sipas nesh, ai është spikeri Gashi ose ndonjë deputet të cilin do ta emërojë në pajtim me Rregulloren. Por, shohim se atje proceset janë stopuar dhe mendojmë se kjo është marrëveshje mes koalicionit, që ai ligj asnjëherë të mos arrijë në rend dite”, tha Apasiev.
Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve në konferencën për shtyp në Kuvend, ai tha se sipas Të Majtës, në stemën shtetëore duhet të kthehet pesëcepërshi.
Partnerët e koalicionit të shumicës parlamentare mohojnë të ketë një marrëveshje të fshehtë për të mos kaluar ligjin për Branitellat, edhe pse dje në seancë të komisionit për çështje të imuniteteve, nuk votuan kërkesën e LSDM-së që kreu i Kuvendit Afrim Gashi të thirre seancë të komisionit për politikë sociale, me pikë të rendit të ditës, ligjin për branitellat. Deputeti i Lëvizjes Znam, Boban Karapejoski, për Alsat shprehet se ata nuk duan të përzihen në pjesën procedurale sa i përket këtij ligji, por kur të vjen momenti do ta mbështesin.
“Në këtë temë duhet t’i dëgjojmë ata të cilët preken me këtë, e ato janë branitellat. Të fillojmë me zbatimin e plotë të ligjit aktual për branitella i cili se di sa është i njohur opinioni por ai ligj nuk zbatohet në tërësi. Më tej, gjithnjë kur bëhet fjalë për të drejta, për cilindo të jenë, absolutisht ne jemi “PËR”. Nëse kjo vjen në seancë plenare, ne votuam që të jetë në rend dite kur ishte ajo pikë, do të votojmë edhe kur të vijë ai ligj”, deklaroi Boban Karapejoski – L. Znam.
Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski, në intervistë për Alsat, tha se branitellat tanimë gëzojnë shumë të drejta ndërsa si Qeveri, do të angazhohen që t’u dalin në ndihmë maksimalisht.
“Ligji për branitellat ekziston që nga viti 2001/2002, ka pasur disa ndryshime deri tani në Qeveri të ndryshme dhe në pjesën më të madhe për ata që ka të bëjë ky ligj, kanë shfrytëzuar benefite të caktuara. VMRO-DPMNE gjithnjë do të shohë që për ato familje dhe individë t’u dalë në ndihmë, pa dallim nëse dikush do të dëshiroj ta politizojë në Kuvend”, tha Antonio Milloshoski – VMRO-DPMNE.
Ndërkohë “E majta” dyshon për marrëveshje të fshehtë mes VMRO-DPMNE-së dhe VLEN-it për mbajtjen në sirtarë të Ligjit për Branitellat.
“Shohim se proceset janë bllokuar. Mendojmë se kjo është marrëveshje brenda koalicionit që ky ligj asnjëherë të mos arrijë në rend dite”, tha Dimitar Apasiev – E Majta.
Si VMRO-DPMNE ashtu ZNAM, nuk dëshirojnë që në pako me branitellat të përfshihen edhe ish ushtarët e UÇK-së, ashtu siç kërkojnë nga koalicioni VLEN. Siç thonë, duhet të bëhet ndarje e qartë për atë se kush e ka mbrojtur shtetin e kush jo në konfliktin e vitit 2001. Për shkak të mos vendosjes së propozim ligjit për branitellat në rend dite, kundër kryetares së komisionit për politikë sociale, demografi dhe të rinj, Ilire Dauti u votua interpelancë. Pas kësaj, Dauti dha dorëheqje, duke thënë se nuk do të pranojë të punojë nën diktat të VMRO-DPMNE-së. Kreu i Kuvendit Afrim Gashi për momentin nuk ka plan të thirre seancë të këtij komisionit lidhur me branitellat, por do të thërrasë vetëm nëse arrijnë propozim ligje të tjera.
The post A do të jetë ligji për mbrojtësit në rend dite në Kuvend? appeared first on Flaka, në çdo lajm... .