Nuk ka ”mbret” kur luan me Barcelonën, ”blaugranat” fitojnë Kupën e Mbretit
Barcelona është fituese e Copa del Rey, për sezonin 2024/2025. Në një spektakel të madh në ”Estadio de La Cartuja” të Sevillas, skuadra katalanase fitoi ”El Clasicon” ndaj Real Madridit, me rezultat 3-2, shkruan IndeksOnline. Koha e rregullt e ndeshjes përfundoi me barazim 2-2, derisa skuadra katalanase u shpall kampion pas extra-time. Barcelona shkoi në […]


Barcelona është fituese e Copa del Rey, për sezonin 2024/2025.
Në një spektakel të madh në ”Estadio de La Cartuja” të Sevillas, skuadra katalanase fitoi ”El Clasicon” ndaj Real Madridit, me rezultat 3-2, shkruan IndeksOnline.
Koha e rregullt e ndeshjes përfundoi me barazim 2-2, derisa skuadra katalanase u shpall kampion pas extra-time.
Barcelona shkoi në pushim me epërsi prej një goli, pasi Pedri shënoi në minutën e 28-të.
Në pjesën e dytë Reali u këndell dhe arriti ta përmbyste rezultatin.
Fillimisht Kylian Mbappe shënoi një supergol në minutën e 70-të nga gjuajtja e lirë.
Shtatë minuta më pas, Aurelien Tchouameni i dha epësinë ”galaktikëve”.
Por Barcelona nuk u dorëzua dhe arriti të barazonte shifrat në 2-2, me golin e Ferran Torres në minutën e 84-të, duke e çuar ndeshjen në Extra-Time.
Katër minuta pa përfunduar vazhdimet, doli në skenë Jules Kounde i cili shënoi golin më të rëndësishëm në karrierën e tij, atë i cili i solli Barcelonës titullin e Kupës së Mbretit.