A ka “RREZIK” situata Kosovë – Serbi? – Spahiu e sheh të pritshme

Analisti Nexhmedin Spahiu në një lidhje të drejtpërdrejt me emisionin “Raport” ka komentuar deklaratën e kryeministrit Kurti se Serbia do të hakmerret ndaj Kosovës. Ai ka thënë se edhe mund të ketë një rrezik të tillë, ku Serbia do t’ju hakmerret shtetit të Kosovës, raporton Gazeta10. Spahiu shton se pas humbjes së Serbisë në Banjskë

Nëntor 23, 2024 - 06:00
 0  8
A ka “RREZIK” situata Kosovë – Serbi? – Spahiu e sheh të pritshme
a-ka-“rrezik”-situata-kosove-–-serbi?-–-spahiu-e-sheh-te-pritshme

a-ka-“rrezik”-situata-kosove-–-serbi?-–-spahiu-e-sheh-te-pritshme

Analisti Nexhmedin Spahiu në një lidhje të drejtpërdrejt me emisionin “Raport” ka komentuar deklaratën e kryeministrit Kurti se Serbia do të hakmerret ndaj Kosovës.

Ai ka thënë se edhe mund të ketë një rrezik të tillë, ku Serbia do t’ju hakmerret shtetit të Kosovës, raporton Gazeta10.

Spahiu shton se pas humbjes së Serbisë në Banjskë, ajo po e pret mundësinë e dytë për tu hakmerr ndaj shtetit kosovar.

“Serbia pas rastit të Banjskës pret një rast të dytë për tu hakmarrë pas humbjes që e ka pësuar në Banjskë, dhe kjo është e logjikshme dhe e pritshme nga ana e Serbisë, sigurisht një sulm i dytë nuk do të jetë si në Basnjkë por do të jetë në përmasa më të mëdha, dhe me politikat që i zhvillon Serbia është një gjë e pritshme që të ndodhë”, tha ai për Kanal10./Gazeta10