Abdixhiku: Ekipi im ka nisur komunikimin me administratën amerikane për gazin amerikan
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se ekipi i tij ka nisur komunikimin me administratën e re amerikane lidhur me projektin e gazifikimit të Kosovës. Gjatë një interviste në emisionin Pressing, Abdixhiku tha se kontaktet me administratën amerikane janë vendosur rreth 10 ditë më
![Abdixhiku: Ekipi im ka nisur komunikimin me administratën amerikane për gazin amerikan](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/02/721656-abdixhiku-ekipi-im-ka-nisur-komunikimin-me-administraten-amerikane-per-gazin-amerikan.png)
![abdixhiku:-ekipi-im-ka-nisur-komunikimin-me-administraten-amerikane-per-gazin-amerikan](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/02/721656-abdixhiku-ekipi-im-ka-nisur-komunikimin-me-administraten-amerikane-per-gazin-amerikan.png)
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se ekipi i tij ka nisur komunikimin me administratën e re amerikane lidhur me projektin e gazifikimit të Kosovës.
Gjatë një interviste në emisionin Pressing, Abdixhiku tha se kontaktet me administratën amerikane janë vendosur rreth 10 ditë më parë dhe se komunikimi ka qenë i qartë dhe i shkëlqyeshëm.
“Ekipi im ka nisur komunikimin me administratën amerikane të re për gazin amerikan. Kemi pasur një komunikim të shkëlqyeshëm para 10 ditëve. Komunikimi ka qenë i qartë. Ne e kemi në programin tonë politik gazifikimin e Kosovës. Ne besojmë që gazifikimi i Kosovës është interes strategjik. Po e shohim një Amerikë transaksionale e cila sheh interesat e veta. Partneriteti i popullit të Kosovës me pupullin amerikan është shumë afatgjatë.” – tha Abdixhiku.