Çifti që humbi jetën mbrëmë në aksidentin në dalje të Kërçovës
Një aksident tragjik automobilistik ka ndodhur mbrëmë në afërsi të fshatit Trapçindoll në rrugën Kërçovë-Gostivar, ku kanë humbur jetën dy të rinj nga Kërçova, Hadi dhe Besa Emini. Çifti Emini, prindër të tre fëmijëve të vegjël, ishin duke udhëtuar bashkë me fëmijët dhe gjyshen, kur automjeti i tyre u përfshi në një aksident fatal. Për […]

Një aksident tragjik automobilistik ka ndodhur mbrëmë në afërsi të fshatit Trapçindoll në rrugën Kërçovë-Gostivar, ku kanë humbur jetën dy të rinj nga Kërçova, Hadi dhe Besa Emini.
Çifti Emini, prindër të tre fëmijëve të vegjël, ishin duke udhëtuar bashkë me fëmijët dhe gjyshen, kur automjeti i tyre u përfshi në një aksident fatal. Për fat të mirë, tre fëmijët dhe gjyshja kanë mbijetuar, por ndodhen nën përkujdesje mjekësore.
Kryetari i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari ka reaguar në rrjetet sociale pas aksidentit tragjik duke shkruar se bëhet fjalë për humbje që nuk përshkruhet me fjalë.