Usher në qendër të kritikave pas një incidenti në hotelin luksoz në Paris
Usher është bërë pjesë e një polemike në internet, pasi u shfaq në një video duke u sjellë në mënyrë të ashpër me një portier në hotelin luksoz Baccarat në Paris, gjatë turneut të tij evropian Past Present and Future. Në pamjet që bënë xhiron e rrjeteve sociale, këngëtari 46-vjeçar u pa duke pritur që […]

Në pamjet që bënë xhiron e rrjeteve sociale, këngëtari 46-vjeçar u pa duke pritur që një punonjës t’i hapte derën teksa dilte me një shoqëruese nga hoteli.
Gjestin e tij, shumë e cilësuan si “sjellje prej dive” dhe “të pasjellshme”, ndërsa disa të tjerë e mbrojtën duke thënë se ai thjesht priste shërbim sipas standardit të një hoteli me çmime mbi 1,100 dollarë (rreth 967 euro) nata, shkruan DailyMail.
Komentet online ishin të përziera – disa e quajtën veprimin “të turpshëm” dhe kërkuan që artistët të sillen me më shumë përulësi, ndërsa të tjerë kritikuan portierin për moskryerjen e detyrës dhe mbrojtën të drejtën e Usher për të kërkuar shërbim korrekt.
Kjo ngjarje ndodhi pak ditë pas përfundimit të serisë me 10 netë të koncerteve të tij në O2 Arena në Londër, ku Usher ftoi në skenë emra të njohur si Estelle, Craig David dhe Naomi Campbell.
Turneu i tij do të vazhdojë në qytete si Abu Dhabi, Amsterdam dhe Berlin, përpara se të mbyllet përsëri në Londër më 7 maj.