Abdixhiku falënderon Hamzën: Patriot i madh, ka bërë punë të mëdha

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka vlerësuar lartë figurën e ish-kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, i cili një ditë më parë zyrtarizoi dorëheqjen e tij nga kjo pozitë. Në Rubikon të Klan Kosovës, Abdixhiku ka pasur vetëm fjalë të mira për...

tetor 23, 2026 - 00:30
Abdixhiku falënderon Hamzën: Patriot i madh, ka bërë punë të mëdha

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka vlerësuar lartë figurën e ish-kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, i cili një ditë më parë zyrtarizoi dorëheqjen e tij nga kjo pozitë.

Në Rubikon të Klan Kosovës, Abdixhiku ka pasur vetëm fjalë të mira për Hamzën, duke e cilësuar atë edhe si patriot të madh.

“Dua ta falënderoj Hamzën. Publikisht dhe përjetësisht. Patriot i madh i këtij vendi. Ka bërë punë të madhe që shumë pak ia kanë njohur edhe në partinë e vet.”, ka thënë Abdixhiku.

Takimet me të, Abdixhiku i ka vlerësuar si shumë të mira, duke thënë se diskutimet mes tyre kanë qenë normale.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.