Ademi: Dimri i vetmisë së madhe e ka kapluar Maqedoninë
Arbër Ademi Ngjyra e përhimtë nuk është rastësi. Maqedonia e Veriut po hyn në një izolim të thellë politik. Dimri i vetmisë së madhe ka kapluar shtetin. Në hartën e re gjeopolitike të Ballkanit, Maqedonia e Veriut dhe bota serbe shfaqen të përhimta, të paftuara në Bordin e Paqes të Presidentit Trump. Kur të tjerët […]
Arbër Ademi
Ngjyra e përhimtë nuk është rastësi.
Maqedonia e Veriut po hyn në një izolim të thellë politik.
Dimri i vetmisë së madhe ka kapluar shtetin.
Në hartën e re gjeopolitike të Ballkanit, Maqedonia e Veriut dhe bota serbe shfaqen të përhimta, të paftuara në Bordin e Paqes të Presidentit Trump.
Kur të tjerët ftohen në tavolinën e vendimmarrjes, ne mbesim jashtë, pa zë, pa peshë, pa aleatë.
Izolimi nuk ndodh brenda natës. Ai ndërtohet me politika të gabuara dhe me humbje të besimit ndërkombëtar. 