Shqipëria çel grup kapitullin e fundit me BE-në – Mickoski merret me “përralla gomarësh”
Në një konferencë të përbashkët nga Brukseli me përfaqësues të lartë të Bashkimit Europian, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e cilësoi vitin 2025 si “të jashtëzakonshëm” në rrugëtimin e integrimit The post Shqipëria çel grup kapitullin e fundit me BE-në – Mickoski merret me “përralla gomarësh” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Në një konferencë të përbashkët nga Brukseli me përfaqësues të lartë të Bashkimit Europian, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e cilësoi vitin 2025 si “të jashtëzakonshëm” në rrugëtimin e integrimit evropian të vendit. I shoqëruar nga ministrja e jashtme daneze dhe komisionerja tjetër, Marta Kos, Rama theksoi se procesi i hapjes dhe mbylljes së kapitujve negociues është vërtetuar si një rekord historik për Shqipërinë.
“Ne nuk përfaqësojmë këtu parti politike, por një komb të tërë që mbështet si askush tjetër BE-në dhe anëtarësimin në BE – më shumë se 98% e qytetarëve tanë,” – deklaroi Rama, duke lartësuar konsensusin e gjerë qytetar për kursin evropian.
Kreu i qeverisë shqiptare vlerësoi posaçërisht mbështetjen e komisioneres Marta Kos, duke e cilësuar atë si “kampione të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor” në BE, dhe theksoi se procesi kërkon disiplinë, shumë punë dhe përulësi.
“Sot Shqipëria del me krenari nga kjo fazë e parë, madje me një ndjenjë më të madhe përgjegjësie. Qoftë loja e fortë apo e butë, na kanë mësuar: ‘kurrë mos merr asgjë të mirëqenë në Bruksel’. Vazhdo, puno fort dhe përgjigju me rezultate – këto janë gjërat që vlerësohen,” – shtoi ai.
Ndërsa Shqipëria ka hapur të gjithë 6 grupkapitujt negociues në vetëm 12 muaj, situata në Maqedoninë e Veriut paraqitet e zymtë. Kryeministri i atjeshëm, Hristijan Mickoski, sipas Ramës, po merret me “përralla gomarësh” dhe pretendon se vendi i tij është para Shqipërisë drejt integrimit në BE.
Faktet flasin ndryshe. Maqedonia e Veriut ndodhet në një ngërç politik dhe po rrëshqet drejt ndikimit rus, hungarez dhe botës serbe – një devijim i rrezikshëm nga kursi euroatlantik.
“Raporti i Komisionit Evropian konstaton që Maqedonia e Veriut për çdo ditë po zhytet drejt Botës serbe. Mickoski gënjen popullatën maqedonase, kinse RMV është gati porse Bullgaria po e stopon. Maqedonia e Veriut, ka ngecur në çdo aspekt, për të plotësuar kriteret dhe kërkesat e parapara për inkuadrim në familjen e madhe Evropiane”, shprehet analisti Driton Zenku në prononcimin e tij të fundit për EuroNews Albania.
Në kushtet aktuale, Rama nënvizoi se kërkohet “puna e duarve tona” për të ecur pa u ndalur drejt integrimit të plotë në Bashkimin Europian. Gazeta Flaka
The post Shqipëria çel grup kapitullin e fundit me BE-në – Mickoski merret me “përralla gomarësh” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .