Inspektorati Shtetëror i Tregut do të përforcohet me 40 inspektorë të rinj
Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi, njoftoi se Inspektorati Shtetëror i Tregut (ISHT) do të ketë 40 inspektorë të rinj deri në mesin e këtij viti. Sipas tij, ky personel ka The post Inspektorati Shtetëror i Tregut do të përforcohet me 40 inspektorë të rinj appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi, njoftoi se Inspektorati Shtetëror i Tregut (ISHT) do të ketë 40 inspektorë të rinj deri në mesin e këtij viti. Sipas tij, ky personel ka ndjekur trajnime profesionale që nga viti i kaluar dhe pas përfundimit të procesit, do të bëhet pjesë e ISHT-së, ku do të monitorohen për efektivitetin e punës.
Durmishi theksoi se ka nevojë për më shumë inspektorë në terren për të kontrolluar të gjitha shoqëritë tregtare dhe për të siguruar që ligjet të respektohen.
Aktualisht, Inspektorati Shtetëror i Punës ka rreth 80 inspektorë, ndërsa ISHT ka 120. Ministri shtoi:
“Që kur këto dy inspektorate u integruan në Ministrinë e Ekonomisë, unë kam kërkuar rritje të numrit të inspektorëve, veçanërisht në Inspektoratin e Tregut, që mbulon të gjithë tregun e brendshëm. Kjo është e nevojshme për të siguruar punë me llogaridhënie dhe për kontroll më të madh mbi shoqëritë që nuk i përmbahen ligjit.”
Me këtë përforcim, Ministria synon të rritë efikasitetin e inspektimeve dhe të mbajë nën kontroll tregun e brendshëm.
The post Inspektorati Shtetëror i Tregut do të përforcohet me 40 inspektorë të rinj appeared first on Flaka, në çdo lajm... .