Adnan Azizi: “Filtrimi i politikës nga krimi duhet të vazhdojë edhe në Maqedoninë e Veriut”
Pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, deputeti i koalicionit VLEN dhe sekretari i Lëvizjes BESA, Adnan Azizi, ka reaguar përmes një postimi në Facebook. Ai e konsideron këtë një sinjal të rëndësishëm për luftën kundër korrupsionit dhe thekson se filtrimi i politikës nga elementët kriminalë duhet të vazhdojë edhe në Maqedoninë e Veriut. […] The post Adnan Azizi: “Filtrimi i politikës nga krimi duhet të vazhdojë edhe në Maqedoninë e Veriut” appeared first on InfoShqip.com.
![Adnan Azizi: “Filtrimi i politikës nga krimi duhet të vazhdojë edhe në Maqedoninë e Veriut”](https://www.infoshqip.com/wp-content/uploads/2023/11/adnan-azizi.png)
Pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, deputeti i koalicionit VLEN dhe sekretari i Lëvizjes BESA, Adnan Azizi, ka reaguar përmes një postimi në Facebook. Ai e konsideron këtë një sinjal të rëndësishëm për luftën kundër korrupsionit dhe thekson se filtrimi i politikës nga elementët kriminalë duhet të vazhdojë edhe në Maqedoninë e Veriut. Ndër të tjera, Azizi në reagimin e tij ka thënë: “Shqiptarët anë e mbanë shqiptarisë, tani e kanë të qartë se ku qëndron krimi dhe ku vlerat kombëtare!”
Në vazhdim mund ta lexoni reagimin e plotë të Adnan Azizit në Facebook:
“Filtrimi dhe pastrimi i shoqërisë shqiptare nga hajdutët dhe kriminelët politik, duhet të vazhdojë edhe këtu në Maqedoninë e Veriut.
Përderisa në Kosovën e Albin Kurtit, krimi është term thuajse inegzistent, sot në Tiranë u arrestua kryebashkiaku Erion Veliaj, miku i ngushtë i Ali Ahmetit, i cili e shpërbleu atë me titullin Qytetar Nderi i Tiranës, në momentin kur Ahmeti ishte i turbulluar nga Lista e Zezë Amerikane në të cilën sapo ishin vendosur kryetari i Komunës së Strugës por edhe bashkëpunëtori kryesor i tij Artan Grubi.
Shqiptarët anë e mbanë shqiptarisë, tani e kanë të qartë se ku qëndron krimi dhe ku vlerat kombëtare.“
The post Adnan Azizi: “Filtrimi i politikës nga krimi duhet të vazhdojë edhe në Maqedoninë e Veriut” appeared first on InfoShqip.com.