Adriana Matoshi flet për lidhjen e shumëpërfolur me ish-të dashurin afrikan
Aktorja dhe deputetja e njohur nga Kosova, Adriana Matoshi, ka qenë e ftuar së fundmi në podcastin e Ilnisa Agollit, ku ndau detaje të shumta nga jeta dhe karriera e saj. Mes temave të diskutuara, ajo foli hapur edhe për lidhjen e saj të dikurshme me futbollistin afrikan, Keith Groeneveld – një marrëdhënie që dikur […]
Aktorja dhe deputetja e njohur nga Kosova, Adriana Matoshi, ka qenë e ftuar së fundmi në podcastin e Ilnisa Agollit, ku ndau detaje të shumta nga jeta dhe karriera e saj.
Mes temave të diskutuara, ajo foli hapur edhe për lidhjen e saj të dikurshme me futbollistin afrikan, Keith Groeneveld – një marrëdhënie që dikur bëri shumë bujë në mediat shqiptare.
Kjo lidhje tërhoqi vëmendje të madhe për disa arsye, përfshirë diferencën e dukshme në moshë mes çiftit dhe komentet raciste që Keith përballoi, për shkak të ngjyrës së lëkurës së tij. Megjithatë, Adriana theksoi se ajo periudhë e jetës së saj ishte një përvojë e veçantë dhe e mbushur me dashuri.
“Unë në atë periudhë jam kënaqur. Në të gjitha periudhat dhe sfidat e mia kam gjetur një kënaqësi. Unë tash jam duke u kënaqur, sepse unë po i përjetoj. Gjërat që përjetohen nuk harrohen. Kam pasur një përjetim të jashtëzakonshëm që nuk jam pishman fare. Kam përjetuar një dashuri të jashtëzakonshme, por asnjëherë nuk kam thënë që do të zgjasë gjithë jetën”, tha Matoshi.
Aktorja nga Gjilani theksoi se lidhjet dhe dashuritë janë përvoja të çmuara, pavarësisht se sa zgjasin.
Duke e krahasuar me martesën e saj të mëparshme, nga e cila ka katër fëmijë, ajo shtoi se as ajo marrëdhënie nuk ishte e përhershme.
Adriana përndryshe vazhdon të jetë një figurë frymëzuese për publikun shqiptar, duke mos u trembur të flasë për jetën e saj personale dhe duke thyer tabu shoqërore me guximin dhe sinqeritetin e saj.