VLEN-i fillon procedurën e shkrirjes në një subjekt të vetëm politik
Pas largimit të Aleancës për Shqiptarët në krye me Arben Taravarin nga koalicioni VLEN, Lëvizja Demokratike, Alternativa, Lëvizja Besa dhe përfaqësues i Vetëvendosjes, kanë filluar procedurën e shkrirjes në një subjekt të vetëm politik. Në takimin e një dite më parë në Strugë, është marrë vendimi për formimin e kryesisë së përbashkët qendrore prej 23 […]

Pas largimit të Aleancës për Shqiptarët në krye me Arben Taravarin nga koalicioni VLEN, Lëvizja Demokratike, Alternativa, Lëvizja Besa dhe përfaqësues i Vetëvendosjes, kanë filluar procedurën e shkrirjes në një subjekt të vetëm politik. Në takimin e një dite më parë në Strugë, është marrë vendimi për formimin e kryesisë së përbashkët qendrore prej 23 anëtarëve. Kreu i LD-së, Izet Mexhiti, për Alsat tha se shqiptarët në zgjedhje duhet të ketë vetëm dy opsione në kampin politik shqiptar, ndërsa shndërrimi i VLEN-it në parti ka për qëllim që të mos lejojë defaktorizimin dhe përçarjen e votës shqiptare.
“Fillimisht është sjellë vendimi që qendra mediatike, komisioni kadrovik, të formohen edhe departamente ekonomike, juridike, për arsim dhe të gjitha fushat, pra të jenë të përbashkëta dhe poashtu u soll vendimi të formohet edhe kryesi qendrore e përbashkët e VLEN-it prej 23 anëtarë ku do të ketë anëtarë nga katër subjektet por nuk përjashtohet që aty të kyçen edhe anëtarë nga jashtë VLEN-it, pra intelektualë”, tha Izet Mexhiti – VLEN.
Mexhiti nuk konfirmon kryesinë e partisë së re. Informacionet që dolën së fundmi për atë se kush do të ishte kryetari e kush nënkryetar i VLEN, i quan si të porositura nga kuzhinat e BDI-së.
“Ndërsa sa i përket liderit, mendoj se kjo do të shkon në procedurë të rregullt, organizim të kongresit, të kandidaturave dhe ai që do të jetë më i mirë, atij do t’i jepet dora të udhëheqë VLEN-in. VLENi nuk është i ngarkuar me individë po as me ngjyra partiake, të LD-së, Aleancës, Besës, pra VLEN për momentin kërkon zgjidhje nuk kërkon problem”, deklaroi Izet Mexhiti – VLEN.
Krerët e VLEN-it përshpejtuan procedurat për formimin e shpejtë të partisë, pas përplasjeve me kreun e ASH-së Taravari dhe vendimit të tij që në zgjedhjet lokale të garojë me lista të veçanta kandidatësh. /Alsat.mk