BE vlerëson reformat e integrimit, eurodeputeti Waitz: Shqipëria në rrugën e duhur!

Eurodeputeti austriak Thomas Waitz nga Partitë e Gjelberta evropiane i tha Klan News se Shqipëria është në rrugën e duhur për realizimin e reformave te integrimit. Gjithsesi sipas Waitz ka shumë për të bërë në funksionimin e shtetit ligjor. Po ashtu në mbajtjen e një zhvillimi të qëndrueshëm ekonomik sidomos në shifrat e turizmit, shërbimeve sociale […]

Prill 20, 2025 - 19:00
 0  4
BE vlerëson reformat e integrimit, eurodeputeti Waitz: Shqipëria në rrugën e duhur!

Eurodeputeti austriak Thomas Waitz nga Partitë e Gjelberta evropiane i tha Klan News se Shqipëria është në rrugën e duhur për realizimin e reformave te integrimit.

Gjithsesi sipas Waitz ka shumë për të bërë në funksionimin e shtetit ligjor.

Po ashtu në mbajtjen e një zhvillimi të qëndrueshëm ekonomik sidomos në shifrat e turizmit, shërbimeve sociale dhe edukimit.

“Nëse vijohet në këtë rrugë është plotësisht i mundur realizimi i objektivit për anëtarësimin e vendit në BE në vitin 2030. Shqipëria duhet po ashtu të përmirësojë klimën e biznesit për investitorët e huaj.

Nuk mjafton që partitë politike të akuzojnë njëra tjetrën për çdo gjë. Edhe pse ne mund të kemi ide të ndryshme duhet gjetur rruga e mirëkuptimit pasi ky është arti i demokracisë ndaj unë shpresoj se kjo do të ndodhë në të mirë të vendit“, tha Waitz.

Problematikat e tjera sipas tij kanë të bëjnë me menaxhimin e burimeve naturore atyre, ato ujrore.

Klan News