Afrim Gashi mbledh ish-kryetarët e Kuvendit, Talat Xhaferi nuk shkon në takim!

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka zhvilluar takimin e dytë me ish-kryetarët e këtij institucioni, ku morën pjesë Tito Petkovski, Trajko Veljanovski dhe Jovan The post Afrim Gashi mbledh ish-kryetarët e Kuvendit, Talat Xhaferi nuk shkon në takim! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Prill 8, 2026 - 00:00
Afrim Gashi mbledh ish-kryetarët e Kuvendit, Talat Xhaferi nuk shkon në takim!

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka zhvilluar takimin e dytë me ish-kryetarët e këtij institucioni, ku morën pjesë Tito Petkovski, Trajko Veljanovski dhe Jovan Mitreski.

Në këtë takim, sipas Gashit, u diskutua për thellimin e bashkëpunimit dhe për konkretizimin e idesë për krijimin e një trupi këshillëdhënës.

“Zhvillova takimin e dytë me ish-kryetarët e Kuvendit, në të cilin morën pjesë z. Tito Petkovski, z. Trajko Veljanovski dhe z. Jovan Mitreski. Në këtë takim vijuam diskutimet për thellimin e bashkëpunimit dhe konkretizimin e idesë për krijimin e një trupi këshillëdhënës, që do të sigurojë vazhdimësi të kujtesës institucionale dhe do të kontribuojë në përmirësimin e praktikës parlamentare”, ka deklaruar Gashi.

Ai theksoi se në fokus të bisedimeve ishin edhe proceset demokratike dhe modernizimi i Kuvendit.

“Diskutuam për zhvillimet në forcimin e integritetit, avancimin e proceseve demokratike dhe modernizimin e punës së Kuvendit, ndërsa theksova se përvoja e tyre mbetet një vlerë e rëndësishme për forcimin institucional. Bashkësisht mbetemi të përkushtuar ndaj ndërtimit të një kulture të qëndrueshme dialogu, në shërbim të qytetarëve dhe demokracisë parlamentare”, u shpreh ai.

Në këtë takim nuk ishte i pranishëm ish-kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, i cili e ka ushtruar këtë funksion në dy mandate radhazi (2017–2020 dhe 2020–2024). Gazeta Flaka

The post Afrim Gashi mbledh ish-kryetarët e Kuvendit, Talat Xhaferi nuk shkon në takim! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .