Afrona bëhet me shtëpi të re në Kosovë
Afrona Dika ka ndarë jetën e saj mes disa shteteve për një kohë të gjatë, por duket se lidhja me Kosovën mbetet e pandryshuar. Edhe pse prej vitesh jeton dhe zhvillon karrierën e saj në Zvicër, e rrethuar nga një tjetër ritëm jetese, modelja e njohur ka vendosur të bëjë një blerje të re e […]


Afrona Dika ka ndarë jetën e saj mes disa shteteve për një kohë të gjatë, por duket se lidhja me Kosovën mbetet e pandryshuar. Edhe pse prej vitesh jeton dhe zhvillon karrierën e saj në Zvicër, e rrethuar nga një tjetër ritëm jetese, modelja e njohur ka vendosur të bëjë një blerje të re e domethënëse. Ajo sapo është bërë me një shtëpi duke theksuar hapur se pavarësisht komoditetit evropian, qetësia, malet dhe ajri i Prishtinës janë një ndjenjë që e tërheqin vazhdimisht.
Në pamjet e publikuara së fundmi, ku shfaqet e kuruar deri në detaje dhe e veshur me një kostum elegant rozë duke ecur nëpër ambientet e pronës, Afrona zbuloi se ka zgjedhur një hapësirë që përkon fiks me shijen e saj.
Bëhet fjalë për një vilë me arkitekturë bashkëkohore të ndërtuar pranë parkut të Gërmisë, e cila i ofron asaj një sipërfaqe banimi prej 240 metrash katrorë.
Një shtëpi e këndshme dhe e mbushur me detaje që transmetojnë qetësi, e cila me gjasë do të jetë streha e preferuar e Afronës për t’u shkëputur nga dinamika e përditshmërisë zvicerane.