Aggeler: Lista e zezë e SHBA-së do të përditësohet

Ambasadorja e SHBA-së, Angela Ageller, ka deklaruar se “lista e zezë” e SHBA-së është shumë dinamike dhe në vazhdimësi diskutohet për emra të rinj. Në një deklaratë për mediat të The post Aggeler: Lista e zezë e SHBA-së do të përditësohet appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Nëntor 21, 2024 - 20:00
 0  6
Aggeler: Lista e zezë e SHBA-së do të përditësohet

Ambasadorja e SHBA-së, Angela Ageller, ka deklaruar se “lista e zezë” e SHBA-së është shumë dinamike dhe në vazhdimësi diskutohet për emra të rinj. Në një deklaratë për mediat të dhënë pas hapjesë së konferencës së parë për luftë kundër korrupsionit në Ballkanin Perëndimor të organizuar nga ambasada e SHBA-së në Shkup, Aggeler tha se, nuk ka kornizë të caktuar kohore për shtimin e njerëzve të ri në listë, për shkak se ky është vendim i Uashingtonit.

Angela Aggeler, Ambasadore e SHBA-së në Shkup

Lista e zezë e SHBA-së është shumë dinamike, vazhdimisht po diskutohet për emra. Nuk ka kornizë kohore, për shkak se kjo është vendim i SHBA-së, por, ju sigurojë se përderisa flasim ka emra që janë marrë parasysh dhe çdoherë jemi të hapur për shtimin e emrave të rinj në listë dhe do të kujdesemi që të njoftoheni kur të ndodhë ajo”.

Lidhur me çështjen e rekomandimeve të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit për emërimin e anëtarëve të Bordit Drejtues të Akademisë së Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publikë, ajo tha se, është e rëndësishme që këto komente dhe rekomandime të shqyrtohen me kujdes në mënyrë që publiku të marrë përgjigje për pyetjet.

Kujtojmë se, për herë të fundit, “lista e zezë” amerikane u zgjerua në muajin mars të këtij viti, kur në këtë listë u futën ish kryeprokurorja e ish Prokurorisë Speciale, Katica Janeve dhe kryetari aktual i Komunës së Karposhit, Stevço Jakimovski, pasi Departamenti Amerikan i Shtetit kishte konstatuar dy funksionarët pubkik kishin minuar shtetin e së drejtës dhe besimin e publikut në institucionet demokratike dhe proceset publike në vend.

The post Aggeler: Lista e zezë e SHBA-së do të përditësohet appeared first on Flaka, në çdo lajm... .