Nuk pagoi TVSH prej 180.000 euro, Policia Financiare bëri kallëzim penal ndaj pronarit të një kompanie në Shkup

Drejtoria e Policisë Financiare sot ka njoftuar se ka paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike kundër pronarit dhe udhëheqësit të një kompanie në Shkup, si dhe kundër kompanisë si person juridik për shkak të mos pagesës së TVSH-së në shumë prej rreth 180.000 euro, transmeton Portalb.mk. Kallëzim penal, siç informojnë nga Policia Financiare, është […]

Jan 22, 2025 - 14:00
 0  4
Nuk pagoi TVSH prej 180.000 euro, Policia Financiare bëri kallëzim penal ndaj pronarit të një kompanie në Shkup
Zyrë, biznes, zyrtar. Foto: mhouge/Pixabay

Drejtoria e Policisë Financiare sot ka njoftuar se ka paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike kundër pronarit dhe udhëheqësit të një kompanie në Shkup, si dhe kundër kompanisë si person juridik për shkak të mos pagesës së TVSH-së në shumë prej rreth 180.000 euro, transmeton Portalb.mk.

Kallëzim penal, siç informojnë nga Policia Financiare, është paraqitur kundër personit A.B.G., pronar dhe udhëheqës i Shoqërisë për shërbime konsulente “Altera Consulting” DOOEL Shkup dhe kundër personit juridik.

Sipas raportit, pronari dhe udhëheqësi i kompanisë nga 03.08.2021, pas marrjes së vendimit për tatimin mbi vlerën e shtuar, nuk ka paguar shumën prej 11.004.500 denarë (rreth 180.000 euro) në afatin e paraparë me ligj prej 15 ditësh dhe e ka mbajtur shumën për vete dhe për kompaninë.

“Nga data 3.8.2021, i denoncuari i parë me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore të kundërligjshme për vete dhe për personin juridik të dytë të denoncuar Shoqërinë për shërbime konsulente “Altera Consulting” DOOEL Shkup, ka vepruar në kundërshtim me nenin 43 paragrafi 3 të Ligjit për TVSH-në në atë mënyrë që detyrimi tatimor i raportuar në bazë të TVSH-së në shumë prej 11 004 500 denarë të cilin ka qenë i obliguar ta paguaj në afati prej 15 ditësh pas datës së pranimit të vendimeve për përcaktimin e tatimit nuk e ka paguar, përkatësisht i ka përvetësuar për vete dhe personin juridik të paraqitur, me çka i paraqituri ka dëmtuar Buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në shumën prej 11 004 500 denarë”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Policisë Financiare.