Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura shënon 10-vjetorin e krijimit, Rama: Institucion që na bën krenarë
Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura ka shënuar ditën e sotme 10-vjetorin e krijimit të saj. Këtë përvjetor e ka kujtuar kryeministri Edi Rama, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se ky institucion në këto 10 vite është konsoliduar si model dinjitoz i menaxhimit të zonave të mbrojtura ndër vendet e rajonit. […]
Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura ka shënuar ditën e sotme 10-vjetorin e krijimit të saj.
Këtë përvjetor e ka kujtuar kryeministri Edi Rama, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se ky institucion në këto 10 vite është konsoliduar si model dinjitoz i menaxhimit të zonave të mbrojtura ndër vendet e rajonit.
Postimi i plotë:
“Plot 10 vite nga krijimi për herë të parë i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura. Një institucion i cili na bën krenarë për punën që bën çdo ditë së bashku me stafet e 12 administratave rajonale që kujdesen për paraqet kombëtare, natyrore, monumentet e natyrës, peizazhet, biodiversitetin duke promovuar vlerat tona natyrore e orientuar kah zhvillimit të qëndrueshëm me vëmendjen tek komunitetet lokale.
Në këto 10 vite Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura është konsoliduar si model dinjitoz i menaxhimit të zonave të mbrojtura ndër vendet e rajonit, ndërsa anëtarësimi në Unionin Ndërkombëtar të Mbrojtjes së Natyrës dhe bashkëpunimet me Programin Mjedisor të Kombeve të Bashkuara i shtojnë vlerat përpjekjeve tona për mbrojtjen e mjedisit natyror dhe zhvillimit të qëndrueshëm.”