Presidenti Begaj takim me Ambasadorin e ri të Sllovenisë në Shqipëri

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti Ambasadorin e ri të Sllovenisë në Shqipëri, Jakob Štunf, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale. Presidenti Begaj i përcolli Ambasadorit Štunf mirënjohjen ndaj Sllovenisë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Shqipërisë, duke theksuar se marrëdhëniet mes dy shteteve janë intensifikuar. Kreu i Shtetit nënvizoi shkëmbimin e vizitave në nivelin […]

Jan 24, 2025 - 19:00
 0  4
Presidenti Begaj takim me Ambasadorin e ri të Sllovenisë në Shqipëri

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti Ambasadorin e ri të Sllovenisë në Shqipëri, Jakob Štunf, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Presidenti Begaj i përcolli Ambasadorit Štunf mirënjohjen ndaj Sllovenisë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Shqipërisë, duke theksuar se marrëdhëniet mes dy shteteve janë intensifikuar. Kreu i Shtetit nënvizoi shkëmbimin e vizitave në nivelin më të lartë të përfaqësimit shtetëror Shqipëri-Slloveni gjatë vitit të shkuar dhe shprehu angazhimin për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit.

Gjatë bisedës u theksua nevoja për rivendosjen e fluturimeve direkte Tiranë-Ljubljanë, zhvillim i cili do të ndihmonte bashkëpunimin ekonomik, kontaktet midis komuniteteve të biznesit, si dhe shkëmbimet turistike.

“Marrëdhëniet Shqipëri-Slloveni duhet të vazhdojnë të zhvillohen me një frymë të mirë, të lidhur me interesat reciproke, partneritetin në NATO dhe perspektivën e përbashkët evropiane”,  theksoi Presidenti i Republikës.

Gjithashtu, Presidenti Begaj vlerësoi mbështetjen e Sllovenisë ndaj Kosovës, aktivizimin në nismat rajonale dhe përkrahjen e politikës së zgjerimit të Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor.