“Shqipëria po zbrazet”, Jorida Tabaku: Më 11 maj diaspora do të votojë për një ndryshim real!

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka ngritur alarmin mbi zbrazjen e Shqipërisë. Në një video në rrjetet saj sociale, Tabaku theksoi se në 10 vitet e fundit, popullsia është zvogëluar me 15%, sipas të dhënave të vetë qeverisë, një tregues dramatik i largimit të shqiptarëve për shkak të mungesës së mundësive dhe një ekonomie […]

shkurt 4, 2025 - 20:00
 0  3
“Shqipëria po zbrazet”, Jorida Tabaku: Më 11 maj diaspora do të votojë për një ndryshim real!

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka ngritur alarmin mbi zbrazjen e Shqipërisë. Në një video në rrjetet saj sociale, Tabaku theksoi se në 10 vitet e fundit, popullsia është zvogëluar me 15%, sipas të dhënave të vetë qeverisë, një tregues dramatik i largimit të shqiptarëve për shkak të mungesës së mundësive dhe një ekonomie të kapur nga oligarkët.

“Çdo orë largohen gjashtë të rinj, ndërsa çdo vit Shqipëria humbet një qytet të tërë – sa Gjirokastra. Ky nuk është një trend natyral, por një pasojë e drejtpërdrejtë e politikave të dështuara të kësaj qeverie, që ka monopolizuar ekonominë dhe ka mbyllur çdo derë për të rinjtë dhe shtresën e mesme,” u shpreh Tabaku.