Agresioni rus, qeveria zgjat afatin për qëndrimin e ukrainasve në Shqipëri

Qeveria shqiptare ka miratuar sot një vendim të ri që lidhet me qëndrimin e shtetasve të Ukrainës në vendin tonë. Sipas njoftimit zyrtar, shtetasit ukrainas do të lejohen të hyjnë pa vizë në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe të qëndrojnë pa leje qëndrimi deri më 30 mars 2027. Ky vendim vlen edhe për të […]

Prill 10, 2026 - 17:00
Agresioni rus, qeveria zgjat afatin për qëndrimin e ukrainasve në Shqipëri

Qeveria shqiptare ka miratuar sot një vendim të ri që lidhet me qëndrimin e shtetasve të Ukrainës në vendin tonë.

Sipas njoftimit zyrtar, shtetasit ukrainas do të lejohen të hyjnë pa vizë në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe të qëndrojnë pa leje qëndrimi deri më 30 mars 2027.

Ky vendim vlen edhe për të gjithë shtetasit ukrainas që ndodhen aktualisht në Shqipëri, të cilët do të mund të vijojnë qëndrimin e tyre pa pasur nevojë për leje qëndrimi brenda të njëjtit afat.

Përcaktimin e afatit të hyrjes e të qëndrimit të shtetasve të Ukrainës në Republikën e Shqipërisë. Sipas këtij vendimi shtetasit e Ukrainës lejohen të hyjnë pa vizë në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe të qëndrojnë pa leje qëndrimi deri më 30.3.2027. Shtetasit e Ukrainës, të cilët gjenden në territorin e Republikës së Shqipërisë, lejohen të qëndrojnë pa leje qëndrimi deri më 30.3.2027”, thuhet në njoftim.

Që prej shkurtit të viti 2022, Ukraina është në luftë me Rusinë. Edhe pse kanë kaluar disa vite, ende nuk ka një marrëveshje për armëpushim.