Ahmeti: 44 hektarë tokë, 50 punëtorë dhe 290 mijë kg speca të eksportuara – ky është sukses i fermerëve tanë
Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka bërë të ditur se sot ka vizituar afaristët lokalë, Mehdiun, Rexhepin dhe Refikun, të cilët së bashku po menaxhojnë mbi 44 hektarë tokë bujqësore të mbjellë me speca dhe grurë. Nga këto sipërfaqe, deri më tani janë eksportuar mbi 290 mijë kilogramë speca, ndërsa rendimenti i pritshëm […]


Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka bërë të ditur se sot ka vizituar afaristët lokalë, Mehdiun, Rexhepin dhe Refikun, të cilët së bashku po menaxhojnë mbi 44 hektarë tokë bujqësore të mbjellë me speca dhe grurë.
Nga këto sipërfaqe, deri më tani janë eksportuar mbi 290 mijë kilogramë speca, ndërsa rendimenti i pritshëm arrin deri në 750 tonë. Përveç kësaj, është planifikuar edhe prodhimi i rreth 30 tonëve spec të konservuar, raporton ORAinfo.
Sipas Ahmetit, mbi 50 punëtorë janë angazhuar në këtë aktivitet bujqësor, i cili po dëshmon potencialin e madh që ka bujqësia në Lipjan për prodhim, përpunim dhe eksport. /ORAinfo/
Postimi i plotë:
Sot gjatë ditës vizituam afaristët tanë të përkushtuar, Mehdiun, Rexhepin dhe Refikun, të cilët së bashku po menaxhojnë mbi 44 hektarë tokë bujqësore të mbjellë me speca dhe grurë, kanë angazhuar afërsisht mbi 50 punëtorë.
Nga këto sipërfaqe janë eksportuar deri tani mbi 290 mijë kilogramë speca. Rendimenti që pritet arrin në rreth 750 tonë. Përveç kësaj, planifikohet edhe prodhimi i 30 tonëve spec të konservuar.
Këto janë rezultat i punës së palodhur të fermerëve tanë dhe i potencialit të madh që ka bujqësia jonë për prodhim, përpunim dhe eksport.
