Ahmeti emëron katër kryetarë degësh: BDI vijon reformimin e strukturave partiake

Në kuadër të organizimit të brendshëm partiak dhe forcimit të strukturave të Bashkimit Demokratik për Integrim, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka emëruar sot katër kryetarë të rinj degësh. Sipas The post Ahmeti emëron katër kryetarë degësh: BDI vijon reformimin e strukturave partiake appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Jan 29, 2026 - 20:00
 0
Ahmeti emëron katër kryetarë degësh: BDI vijon reformimin e strukturave partiake

Në kuadër të organizimit të brendshëm partiak dhe forcimit të strukturave të Bashkimit Demokratik për Integrim, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka emëruar sot katër kryetarë të rinj degësh.

Sipas njoftimit zyrtar të partisë, emërimet janë bërë në kuadër të pakos së radhës së reformimit të brendshëm dhe përfshijnë këto degë:

Likovë – Avni Saliji,

Zhelinë – Emir Sulejmani,

Tearcë – Bujar Jakupi,

Saraj – Iljas Veseli.

Nga BDI theksojnë se këto emërime janë pjesë e procesit të konsolidimit të partisë dhe rritjes së kapacitetit të saj politik.

“Me këtë pako të re kryetarësh degësh, BDI po rrumbullakëson procesin e reformimit të brendshëm, duke u shndërruar në një parti më konkurruese, më funksionale dhe me performancë më të lartë politike në vend”, thuhet në njoftimin e partisë.

Sipas BDI-së, procesi reformues ka autorësi kolegjiale dhe përfshin kontributin e të gjithë strukturave partiake.

“Procesi po vazhdon me ritme të theksuara dhe me fokus të qartë në forcimin e organizimit, përgjegjësisë dhe efikasitetit politik”, theksohet më tej në reagim. Gazeta Flaka

The post Ahmeti emëron katër kryetarë degësh: BDI vijon reformimin e strukturave partiake appeared first on Flaka, në çdo lajm... .