Ndarja e pushtetit në Kumanovë, VMRO me tre drejtori, ZNAM me dy drejtori, VLEN dhe partia serbe me nga një drejtori

Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski paralajmëroi sot ndryshime të thella kadrovike në administratë dhe ndërmarrjet publike pas fillimit të mandatit të tij të tretë. “Definitivisht do të ketë ndryshime nga eshaloni i parë e deri te i fundit, kudo ku ka vërejtje në punën e individëve, sepse asnjë sistem nuk mund të mbështetet […] The post Ndarja e pushtetit në Kumanovë, VMRO me tre drejtori, ZNAM me dy drejtori, VLEN dhe partia serbe me nga një drejtori appeared first on InfoShqip.com.

Nëntor 17, 2025 - 19:00
 0
Ndarja e pushtetit në Kumanovë, VMRO me tre drejtori, ZNAM me dy drejtori, VLEN dhe partia serbe me nga një drejtori

Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski paralajmëroi sot ndryshime të thella kadrovike në administratë dhe ndërmarrjet publike pas fillimit të mandatit të tij të tretë.

“Definitivisht do të ketë ndryshime nga eshaloni i parë e deri te i fundit, kudo ku ka vërejtje në punën e individëve, sepse asnjë sistem nuk mund të mbështetet në vullnetin e mirë të një personi, por duhet të ndërtohet sistem që është në funksion të qytetarëve“, deklaroi Dimitrievski.

Ndryshimet në pozitat udhëheqëse priten edhe për shkak të marrëveshjes me partnerët e koalicionit VMRO-DPMNE, DPSM dhe VLEN.

Sipas informacioneve jozyrtare për Kumanovonews, NP “Pastrim dhe gjelbërim” do t’i takojë VMRO-DPMNE-së, e cila pritet të mbajë nën menaxhim edhe NP “Kumanovo-gas” dhe “Kumanovo-plan”.

VLEN do të vazhdojë të udhëheqë NP “Tregu”, ndërsa ZNAM pritet të mbetet në krye të NP “Ujësjellësi” dhe NP “Kumanovo-parking”.

Edhe partia serbe DPSM e Stoilkoviçit, si pjesë e koalicionit, do të marrë një pozitë drejtuese në njërën nga institucionet publike të qytetit.

Dimitrievski thekson se ndryshimet do të realizohen në përputhje me ligjin dhe duke respektuar procedurat për emërim dhe shkarkim të kuadrove udhëheqëse në Komunë./INA/

The post Ndarja e pushtetit në Kumanovë, VMRO me tre drejtori, ZNAM me dy drejtori, VLEN dhe partia serbe me nga një drejtori appeared first on InfoShqip.com.