Ahmeti nga Gostivari: Qeveria me paterica nuk zgjat, Gjuha shqipe s’është për pazare

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë një vizite në Gostivar ku u takua me strukturën rinore të partisë, ka dhënë disa mesazhe të fuqishme politike që pasqyrojnë The post Ahmeti nga Gostivari: Qeveria me paterica nuk zgjat, Gjuha shqipe s’është për pazare appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

maj 18, 2025 - 01:00
 0  4
Ahmeti nga Gostivari: Qeveria me paterica nuk zgjat, Gjuha shqipe s’është për pazare

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë një vizite në Gostivar ku u takua me strukturën rinore të partisë, ka dhënë disa mesazhe të fuqishme politike që pasqyrojnë dinamikën e re të skenës politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut, raporton Flaka, duke vënë theksin në poentimet kryesore të Ali Ahmetit gjatë fjalimit me rinistët e Gostivarit.

Zgjedhje të parakohshme në tetor

Ahmeti nuk përjashtoi mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare njëkohësisht me ato lokale në tetor, duke lënë të kuptohet se qeveria e formuar nga koalicioni VLEN dhe VMRO-DPMNE nuk ka gjasa të jetë jetëgjatë:

“Ne izmetin ia bëjmë – në tetor të ketë zgjedhje lokale dhe të parakohshme parlamentare bashkë. Nuk ma merr mendja që mund të funksionojë me paterica kjo qeveri.”

Thirrje për përgjigje nga Mickoski mbi Ligjin e Gjuhëve

Ahmeti kërkoi qartësi nga lideri i VMRO-DPMNE-së, Kristian Mickoski, mbi iniciativën për ndryshimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, duke e cilësuar si një akt që prek thellë përfaqësimin dhe dinjitetin e shqiptarëve:

“Nëse Mickoski nuk e tërheq iniciativën në Gjykatën Kushtetuese, atëherë si kryeministër ai duhet të japë sqarim shqiptarëve: përse ndryshohet ligji i gjuhës?”

Ahmeti e përshkroi këtë ligj si një arritje kombëtare dhe shtetërore e ndërtuar me mund për mbi dy dekada, dhe çdo tentativë për ta zbehur është “përçmim ndaj sakrificës kolektive të shqiptarëve.”

Përshëndetje për largimin e Taravarit nga qeveria

Në mënyrë të qartë, Ahmeti vlerësoi vendimin e Arben Taravarit për t’u larguar nga qeveria, duke e quajtur “fund të dhimbshëm, por dinjitoz”, në krahasim me “vazhdimësinë e turpshme”:

“Zoti Taravari ka bërë mirë. Ai braktisi një rrugë që vetëm turp sillte, edhe pse për disa mund të jetë e dhimbshme për shkak të lidhjes me beneficione dhe grada.”

Ahmeti kritikoi ashpër ata që kanë qëndruar në pushtet pa legjitimitet dhe pa mbështetje popullore, duke theksuar se kjo ka sjellë heshtje në përfaqësimin e shqiptarëve në vendimmarrje.

Mesazh për të ardhmen politike

Duke e konsideruar legjitimitetin si çelës për realizimin e interesave kombëtare, lideri i BDI-së theksoi nevojën për një ripërtëritje të përfaqësimit politik, bazuar në votën dhe besimin e qytetarëve. Redaksia Flaka

The post Ahmeti nga Gostivari: Qeveria me paterica nuk zgjat, Gjuha shqipe s’është për pazare appeared first on Flaka, në çdo lajm... .