Ahmeti nga Haraçina: Nuk do të dorëzohemi përballë padrejtësive ndaj shqiptarëve”
Sonte në Haraçinë u mbajt një Mbledhje me Popullin, e organizuar nga strukturat drejtuese të BDI-së në këtë degë, ku morën pjesë qindra e mijëra qytetarë të komunës, duke shprehur The post Ahmeti nga Haraçina: Nuk do të dorëzohemi përballë padrejtësive ndaj shqiptarëve” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Sonte në Haraçinë u mbajt një Mbledhje me Popullin, e organizuar nga strukturat drejtuese të BDI-së në këtë degë, ku morën pjesë qindra e mijëra qytetarë të komunës, duke shprehur vendosmërinë e tyre për të mos u dorëzuar përballë padrejtësive institucionale, raporton Flaka
Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, gjatë fjalës së tij para të pranishmëve, theksoi se shqiptarët janë të vendosur të mbrojnë me përkushtim arritjet e përbashkëta ndër vite dhe nuk do të lejojnë që të zhbëhet ajo që është ndërtuar me mund, sakrificë dhe unitet.
“Ne jemi të përkushtuar në misionin tonë të përbashkët dhe do të përdorim çdo mjet demokratik për të ndalur padrejtësitë që po bëhen në dëm të shqiptarëve dhe në dëm të karakterit multietnik të këtij shteti,” u shpreh Ahmeti.
Qytetarët ngritën shqetësime serioze lidhur me mosrespektimin e gjuhës shqipe në institucione, si dhe për diskriminimin në proceset e punësimit, ku përfaqësimi i shqiptarëve po injorohet në mënyrë të hapur, duke shkelur parimet kushtetuese të barazisë.
Ahmeti vlerësoi pjesëmarrjen masive të qytetarëve të Haraçinës, duke theksuar se kjo është një dëshmi e gjallë e ndërgjegjes dhe gatishmërisë për të mbrojtur të drejtat kolektive dhe për të ndërtuar një të ardhme më të drejtë për të gjithë. Flaka Media
The post Ahmeti nga Haraçina: Nuk do të dorëzohemi përballë padrejtësive ndaj shqiptarëve” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .