Ahmeti nga Struga në Ditën e Evropës: Integrimi në BE, prioritet i pakompromis për BDI-në
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, sonte zhvilloi një takim me qytetarët dhe simpatizantët e kësaj partie në Strugë, në kuadër të aktiviteteve për Ditën e Evropës, The post Ahmeti nga Struga në Ditën e Evropës: Integrimi në BE, prioritet i pakompromis për BDI-në appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, sonte zhvilloi një takim me qytetarët dhe simpatizantët e kësaj partie në Strugë, në kuadër të aktiviteteve për Ditën e Evropës, shkruan Flaka
Në fjalën e tij para të pranishmëve, Ahmeti theksoi se integrimi i Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian mbetet një mision dhe prioritet i pakompromis për BDI-në. Ai theksoi se pa këtë perspektivë, nuk ka të ardhme stabile dhe të sigurt për qytetarët.
“Ju garantoj se do të qëndrojmë të palëkundur, të bashkuar dhe të fortë në mbrojtjen e çdo të arriture”, deklaroi Ahmeti.
Sipas njoftimit të partisë, gjatë takimit janë ngritur edhe shqetësime nga qytetarët, të cilët shprehën pakënaqësinë ndaj qeverisë aktuale, duke e cilësuar atë si “antishqiptare dhe antishtetërore”. Ata akuzuan ekzekutivin për bllokimin e rrugës evropiane të vendit përmes politikave që, sipas tyre, pengojnë zhvillimin dhe integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE.
Takimi në Strugë u zhvillua në një atmosferë mobilizuese, ku u përcollën mesazhe për bashkim dhe rezistencë ndaj çdo tentative për të cënuar arritjet politike dhe shoqërore të shqiptarëve në vend. Flaka Media
The post Ahmeti nga Struga në Ditën e Evropës: Integrimi në BE, prioritet i pakompromis për BDI-në appeared first on Flaka, në çdo lajm... .