Papa që nuk ka frikë të thotë të vërtetën: Leo XIV dënoi politikat e Trumpit dhe JD Vance ndaj migrantëve
Para se të bëhej Papë, kardinali Robert Prevost dënonte publikisht politikën e dëbimeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kundërshtonte interpretimet nacionaliste të dashurisë së krishterë. Papa Leo XIV, më parë i njohur si kardinali Robert Prevost, ka një histori të dokumentuar kritikash ndaj politikave të emigracionit të SHBA-së, veçanërisht ndaj atyre që lidhen […] The post Papa që nuk ka frikë të thotë të vërtetën: Leo XIV dënoi politikat e Trumpit dhe JD Vance ndaj migrantëve appeared first on InfoShqip.com.

Para se të bëhej Papë, kardinali Robert Prevost dënonte publikisht politikën e dëbimeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kundërshtonte interpretimet nacionaliste të dashurisë së krishterë.
Papa Leo XIV, më parë i njohur si kardinali Robert Prevost, ka një histori të dokumentuar kritikash ndaj politikave të emigracionit të SHBA-së, veçanërisht ndaj atyre që lidhen me presidentin amerikan, Donald Trump dhe nënpresidentin, JD Vance.
Para zgjedhjes si Papë, Prevost përdorte rrjetet sociale për të shprehur shqetësimet e tij. Në prill të vitit 2025, ai ‘ritweet’ një postim të ndihmës peshkopit Evelio Menjívar, i cili dënonte dëbimin e një banori amerikan, duke shtuar pyetjet se “a nuk e shihni vuajtjen? A nuk ju shqetëson ndërgjegjja? Si mund të rrini në heshtje?”
Në shkurt të po atij viti, Prevost shpërndau një artikull që kritikonte mbështetjen e JD Vance për dëbimet dhe mënyrën se si Shtetet e Bashkuara trajtojnë migrantët.
Ai gjithashtu shpërndau një tekst me titullin “JD Vance nuk ka të drejtë: Jezusi nuk na kërkon të rendisim dashurinë ndaj të tjerëve”, duke sfiduar interpretimin e Vancet mbi mësimet e krishtera, të cilat përpiqeshin të justifikonin një politikë të ashpër emigracioni të lëvizjes MAGA. Ky mesazh u publikua gjithashtu në muajin shkurt.
Ndarja e kritikave ndaj Trumpit nga ana e Prevostit nuk është diçka e re. Që në vitin 2015, ai kishte shpërndarë një artikull të kardinalit Dolan me titull se “pse retorika antimigrante e Donald Trump është kaq problematike”.
Këto veprime pasqyrojnë përkushtimin e papës së ri ndaj mësimeve të Kishës Katolike për dinjitetin dhe të drejtat e migrantëve dhe refugjatëve. Deklaratat e tij publike dhe përmbajtja që ai ndan theksojnë një qasje teologjike që i jep përparësi dhembshurisë dhe gjithëpërfshirjes.
The post Papa që nuk ka frikë të thotë të vërtetën: Leo XIV dënoi politikat e Trumpit dhe JD Vance ndaj migrantëve appeared first on InfoShqip.com.