Berisha falënderim për LaCivitën: Shkallmove Ramën duke i rënë tavolinës me grushte!

Kryetari i PD-së Sali Berisha po zhvillon mbrëmjen e sotme takimin përmbyllës elektoral të opozitës në Bulevardin e Ri në Tiranë. Në hyrje të fjalës së tij, kryedemokrati pati një falënderim për Chris Lacivita, lidhur me angazhimin dhe mbështetjen e tij gjatë fushatës. “I dashur Chris Lacivita, arkitekt i rikthimit më të madh në historinë […]

maj 10, 2025 - 00:00
 0  3
Berisha falënderim për LaCivitën: Shkallmove Ramën duke i rënë tavolinës me grushte!

Kryetari i PD-së Sali Berisha po zhvillon mbrëmjen e sotme takimin përmbyllës elektoral të opozitës në Bulevardin e Ri në Tiranë.

Në hyrje të fjalës së tij, kryedemokrati pati një falënderim për Chris Lacivita, lidhur me angazhimin dhe mbështetjen e tij gjatë fushatës.

I dashur Chris Lacivita, arkitekt i rikthimit më të madh në historinë e njerëzimit me votën e lirë,. Rikthimit të presidentit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, mirënjohjen më të pakufishme ju për vendimit që morat, që të angazhoheshit me potencialin tuaj për rikthimin e PD dhe Sali Berishës në pushtet. Emri juaj, ekspertiza juaj u shndërrua në eliksirin e kësaj fushate. Ditën e  parë me konferencën e parë të shtypit e shkallmove Edi Ramën duke i rënë tavolinës me grushte. Nesër në mëngjes do i bjerë me kokë tavolinës. I meriton të gjitha, ne jemi mirënjohës për vendimin që more për të na ndihmuar në një moment kritik. PD në pushtet do të vendosë marrëdhëniet më miqësore me administratën e Dondal Trump“, tha Berisha.