Ahmeti përgëzon Ramën për organizimin e Samitit të Komunitetit Politik Europian në Tiranë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka përgëzuar Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për organizimin e shkëlqyer të Samitit të Komunitetit Politik Europian, i cili po mbahet The post Ahmeti përgëzon Ramën për organizimin e Samitit të Komunitetit Politik Europian në Tiranë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

maj 16, 2025 - 19:00
 0  3
Ahmeti përgëzon  Ramën për organizimin e Samitit të Komunitetit Politik Europian në Tiranë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka përgëzuar Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për organizimin e shkëlqyer të Samitit të Komunitetit Politik Europian, i cili po mbahet në Tiranë.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në Facebook, Ahmeti ka vlerësuar lart rëndësinë historike të këtij takimi dhe rolin e Shqipërisë në forcimin e bashkëpunimit europian.

“I lumtur për Shqipërinë dhe shqiptarët teksa shoh liderët e të gjitha vendeve të kontinentit të vjetër, si asnjëherë më parë, duke përshkuar bulevardin e Dëshmorëve të Kombit në Tiranë dhe tubohen nën mburojën e më të madhit ndër ne, Gjergj Kastrioti Skenderbeu,” ka shkruar Ahmeti.

Duke e cilësuar Shqipërinë si një “yll europian”, lideri i BDI-së uroi punë të mbarë për samitin dhe përgëzoi mikpritjen tradicionale dhe organizimin profesional të autoriteteve shqiptare.

“Ditë të mira për Shqipërinë dhe shqiptarët,” përfundon mesazhin e tij Ali Ahmeti. Flaka Madia

The post Ahmeti përgëzon Ramën për organizimin e Samitit të Komunitetit Politik Europian në Tiranë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .