Çmimi i energjisë elektrike dhe gazit natyror në RMV shënoi rritje në gjysmën e dytë të 2024
Në gjysmëvjetorin e dytë të vitit 2024 krahasuar me gjysmëvjetorin e parë të vitit 2024 në Maqedoninë e Veriut u shënua rritje e çmimit mesatar të energjisë elektrike dhe gazit natyror, transmeton Portalb.mk. Enti Shtetëror i Statistikave raportoi se në gjysmëvjetorin e dytë të vitit 2024, çmimi mesatar i energjisë elektrike për ekonomitë familjare është […]


Në gjysmëvjetorin e dytë të vitit 2024 krahasuar me gjysmëvjetorin e parë të vitit 2024 në Maqedoninë e Veriut u shënua rritje e çmimit mesatar të energjisë elektrike dhe gazit natyror, transmeton Portalb.mk.
Enti Shtetëror i Statistikave raportoi se në gjysmëvjetorin e dytë të vitit 2024, çmimi mesatar i energjisë elektrike për ekonomitë familjare është 6,733 denarë për KWh, që paraqet rritje prej 1.6% krahasuar me gjysëmvjetorin e parë të vitit 2024.
Çmimi mesatar i energjisë elektrike pa TVSH për konsumatorët fundorë, përveç ekonomive familjare, sillet nga 5,863 në 14. 077 denarë për KWh për grup konsumatorësh.
Çmimi mesatar i gazit natyror pa TVSH-në për konsumatorët fundorë, duke përjashtuar ekonomitë familjare, sillet nga 828,163 deri në 1,404,270 denarë për GJ sipas grupeve të konsumatorëve.
Çmimi mesatar me pakicë i gazit natyror për ekonomitë familjare është 1.790.185 denarë për GJ.